Punëtorët eKEK-ut protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protesta

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar organizimin e një proteste të radhës më 19 nëntor, në Prishtinë. Sipas njoftimit protesta do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 11:00, para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin TOSKAN. Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat e punëtorëve mbeten të njëjta, deri në realizimin e tyre. Dy kërkesat kryesore janë ngritja dhe nivelizimi i pagave për punëtorët e KEK-ut, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e kësaj korporate. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që të marrin pjesë masivisht në protestë dhe të qëndrojnë të bashkuar për realizimin e kërkesave. “Bashkimi ynë është fuqia jonë! Zëri i punëtorëve nuk mund të injorohet!”, thuhet në mesazhin e sindikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se rikthimi i ligjshmërisë tashmë ka filluar në komunën që drejton

Shaqir Totaj: Mund të ndërpritet rryma elektrike nëpër shkollat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmërua se në këtë komunë mund të …