Haki Abazi

Haki Abazi: Veriu mund të vazhdojë të blejë rrymë nga Serbia, mbi çfarë baze ligjore?

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar vendimin për ndalimin e blerjes së energjisë elektrike nga Serbia, duke ngritur pikëpyetje për zbatimin e tij në pjesën veriore të Kosovës. Përmes një reagimi publik, Abazi ka kërkuar sqarime se mbi çfarë baze ligjore mundësohet që veriu i Kosovës të vazhdojë të furnizohet me energji nga Serbia, pavarësisht vendimit të fundit. “Punë…, sovraniteti i vendit cep më cep, por vendimi për mosblerje të energjisë elektrike copë-copë, sepse edhe tani Veriu i Kosovës mund të blejë energji nga Serbia. Në bazë të cilit ligj kjo gjë është e mundur?! Ku bazohet vendimi?!”, ka shkruar ai.
Abazi ka vlerësuar se vendimi është marrë në një periudhë kur kërkesa për energji elektrike është e lartë dhe ka paralajmëruar për pasoja të mundshme në furnizim, përfshirë rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë. “Sot, në kohën e pikut me furnizim me energji po marrin vendim, sepse tani me kriza dhe çmimet do të jenë enorme. Vendimi i sotshëm i paraprin çmimit të lartë dhe mungesës që po shkaktojnë ndërprerje të energjisë”, ka deklaruar Abazi.
Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se vendimi mund ta ekspozojë Kosovën ndaj pasojave juridike dhe financiare, përfshirë kërkesat e mundshme për dëmshpërblim. Sipas tij, mbetet e paqartë edhe përputhshmëria e këtij vendimi me marrëveshjet dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Tensionet politike në Shqipëri po frenojnë investimet, bizneset kosovare po hezitojnë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për ndikimin e tensioneve politike dhe protestave të …