Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Rizvanolli thoshte se nuk blejmë rrymë nga Serbia, sot Qeveria ndalon importin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë lidhur me importin e energjisë elektrike nga Serbia, duke vënë në pikëpyetje arsyet e vendimit për ndalimin e këtij importi. Mustafa tha se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin këmbëngulur më parë se Kosova nuk blen energji elektrike nga Serbia. Ai rikujtoi se kjo çështje ishte diskutuar edhe në një seancë të gjatë parlamentare, ndërsa vendimin e fundit të Qeverisë për ndalimin e importit nga Serbia e konsideroi kundërthënës me deklarimet e mëparshme. “Patëm një seancë mjaft të gjatë, ku edhe Rizvanolli, por edhe VV-ja këmbëngulin që nuk kanë blerë rrymë nga Serbia, dhe sot me vendim e ndalojnë. Shtrohet pyetja, kush paska qenë duke tregtuar rrymë nga Serbia?”, ka deklaruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Tensionet politike në Shqipëri po frenojnë investimet, bizneset kosovare po hezitojnë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për ndikimin e tensioneve politike dhe protestave të …