Lista Studentore kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zotohet për vazhdimin e partneritetit me Moskën

Sa u përket serbëve në Kosovë, programi parasheh lidhjen administrative të vendbanimeve me shumicë serbe me komunat përkatëse, si dhe sigurimin e autonomisë sa më të gjerë nga institucionet e Prishtinës. Dokumenti përfshin edhe mbrojtjen e institucioneve arsimore, shëndetësore, sociale e kulturore serbe, si dhe të trashëgimisë fetare dhe pronës së Kishës Ortodokse Serbe. Në politikën e jashtme, Lista Studentore kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zotohet për vazhdimin e partneritetit me Moskën, përfshirë bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për çështjet që lidhen me integritetin territorial të Serbisë.
Në të njëjtën kohë, programi parasheh zhvillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, ndërsa politikën e jashtme të Serbisë e përshkruan si parimore, të balancuar dhe pragmatike, me synim mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të saj.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Tensionet politike në Shqipëri po frenojnë investimet, bizneset kosovare po hezitojnë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për ndikimin e tensioneve politike dhe protestave të …