Lista Studentore në Serbi kundërshton pavarësinë e Kosovës, zotohet ta ruajë atë nën Serbi

Lista Studentore në Serbi, e cila ka fituar shumicën, ka publikuar programin e saj politik për politikën e jashtme dhe interesat kombëtare, ku përsërit qëndrimet e njohura të pushtetit të mëparshëm të Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës, duke kundërshtuar pavarësinë dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Në programin e saj, kjo listë zotohet se do të angazhohet për mbajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, duke u mbështetur në Kushtetutën serbe dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Do të kundërshtojmë vazhdimisht pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, thuhet në dokument.
Lista Studentore kërkon gjithashtu që marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi t’i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë në Serbi. Ajo paralajmëron edhe ndjekjen e përfaqësuesve të pushtetit të mëparshëm për veprime që, sipas saj, mund të përbëjnë vepra penale në lidhje me arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve që i konsideron në kundërshtim me interesat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Tensionet politike në Shqipëri po frenojnë investimet, bizneset kosovare po hezitojnë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin për ndikimin e tensioneve politike dhe protestave të …