Arsim Bajrami

Arsim Bajrami reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në familje

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar pas vizitës familjare të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij në Prishtinë, duke vënë në pah rëndësinë e humanizmit, dinjitetit njerëzor dhe solidaritetit në rrethana të vështira familjare. Përmes një postimi në Facebook, në ditën e parë të qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, Bajrami ka theksuar se e drejta për të qenë pranë bashkëshortes në momentet e sëmundjes dhe vështirësive familjare duhet të respektohet mbi çdo konsideratë tjetër. “Humanizmi, dinjiteti njerëzor dhe solidariteti duhet të mbizotërojnë mbi çdo konsideratë tjetër, sepse e drejta për të qenë pranë bashkëshortes në momentet e sëmundjes dhe të vështirësisë familjare është një e drejtë themelore njerëzore, që meriton respekt dhe mirëkuptim të pakushtëzuar”, ka shkruar Bajrami. Reagimi i tij vjen pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ai pati mundësinë të qëndronte për disa orë pranë bashkëshortes, Sevdije, dhe familjarëve të tjerë. Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, do të qëndrojë edhe tri ditë në Kosovë, në kuadër të vizitës së autorizuar për arsye familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarë dhe veteranë të UÇK-së mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit: Erdhëm ta takojmë Bacën Jakup

Disa qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup …