Rrahman Rama: Dorëheqja e Bedri Hamzës nuk lidhet me Ligjin për Specialen, ishte paralajmëruar më herët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka hedhur poshtë pretendimet se dorëheqja e Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së lidhet me zhvillimet rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se vendimi i tij ishte paralajmëruar muaj më parë brenda strukturave të partisë. Rama ka deklaruar se Hamza kishte bërë të ditur në mbledhjet e kryesisë se nuk kishte ndërmend të vazhdonte në krye të partisë pas zgjedhjeve të dhjetorit, por se dorëheqja ishte shtyrë me kërkesë të bashkëpartiakëve për shkak të zhvillimeve politike dhe procesit në Hagë. Rama, i cili tha se ka qenë pjesë e vendimmarrjes në PDK, i cilësoi spekulime pretendimet që e ndërlidhin largimin e Hamzës me çështjen e Ligjit për Specialen. “Po të mos isha pjesë e kësaj strukture të PDK-së, ndoshta edhe do të mendoja ndryshe, por duke qenë brenda mund ta them, kur e kemi parasysh që isha në procese, ju garantoj që dorëheqja e Bedri Hamzës nuk ka të bëjë me Ligjin për Specialen. Ai na e ka komunikuar edhe në kryesi që pas zgjedhjeve të dhjetorit unë nuk do të jem kryetar. Ai e mendonte këtë menjëherë pas zgjedhjeve të dorëhiqej. Mirëpo ne të gjithë i kemi thënë që nuk është koha e duhur për shkak të procesit të Hagës dhe ai e shtyu. Nuk ishte e befasishme për ne”, ka deklaruar Rama.  “Në të gjitha këto procese, miratimi i ligjit dhe zgjedhja e presidentes, kryetari Bedri Hamza kishte rol kyç. Unë mundem vetëm ta falënderoj që isha pjesë e ekipit të tij e që arritëm ato që i kishim qëllim”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Shaip Kamberi: Jemi të gatshëm për dialog, por nuk heqim dorë nga kërkesat e shqiptarëve

Deputetët e Koalicionit Shqiptar në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe …