Epir Qeriqi: Baca Jakup, ti je një shkëmb që u qëndron stuhive, një shkëmb që nuk e lëkundin as furtunat e kohës, sot!

Ishte vjeshta e vitit 1998. Ofensiva e rëndë e verës kishte pushuar dhe popullata po kthehej nga Gryka e Shpëtimit në Krojmir, aty ku kishim gjetur strehë e shpëtim nga egërsia e luftës.

Një ditë, para dyerve të shtabit u ndal një xhip. Prej tij zbriti një burrë, i veshur me shumë pedantëri në uniformën ushtarake. Ishte një fytyrë që e kisha parë më parë në lajme, por që deri atë ditë nuk e kisha takuar nga afër: zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, baca Jakup Krasniqi.

Babai im kishte lidhje familjare me të, por i bashkonin edhe një periudhë e mirë kohore mbajtja e dënimeve në burgjet jugosllave. Baca Jakup u vendos në shtëpinë e kushëririt tonë, Idriz Qeriqi, ku banonim edhe ne pas kthimit nga Gryka.

Përveç një karakteristike që më bëri përshtypje që në takimet e para – ai ishte njeri që nuk fliste shumë, por kur e merrte fjalën, ajo kishte peshë, ishte e matur dhe e argumentuar – më mahniste edhe mënyra se si e përdorte kompjuterin. Në atë kohë, ne si nxënës të një gjenerate të re, mezi kishim rastin të shihnim një kompjuter në shkollat tona, ndërsa ai punonte me të me një rrjedhshmëri që më linte mbresa.

Flinim nën të njëjtën çati. Në atë shtëpi gravitonin strukturat më të larta të UÇK-së, nga Hashim Thaçi e tutje, pikërisht për shkak të pranisë së zëdhënësit të saj. Pata fatin t’i njihja shumë prej tyre. Isha ende një djalosh i ri dhe, me aq sa mundesha, u shërbeja me ushqim dhe me gjërat që u nevojiteshin.

Një ditë, baca Jakup më thirri në sallonin ku ishim mbledhur. U afrova dhe ma vendosi në bluzë një emblemë metalike të UÇK-së. Ishte një çast që nuk e kam harruar kurrë. Atë emblemë e mbajta me krenari njëjtë e mbaj edhe sot si kujtimin më të bukur të asaj kohe nga vetë zëdhënësi i UÇK-së, sepse nuk ishte thjesht një shenjë e luftës, ishte dhuratë nga duart e një njeriu që unë e konsideroja ndër njerëzit më të pastër që kishte UÇK-ja.

Me afrimin e dimrit, në shtëpinë e gjyshit tim, të cilën ai e kishte ndërtuar me duart e veta, u vendos edhe bashkëshortja e bacës Jakup me tri vajzat dhe djalin, Altinin. Ishte po ajo shtëpi ku kishin lindur edhe dy motrat e mia të para dhe ku kishin nisur të organizoheshin e të qëndronin celulat e para të UÇK-së, duke u shndërruar në një nga bazat më të rëndësishme të shtabit të UÇK-së.

Aty ndanim gjithçka që kishim. Nuk kishte privilegje për familjen e Jakup Krasniqit. Ndoshta lidhja jonë familjare dhe siguria që ofronte shtëpia e bënin qëndrimin e tyre disi më të mundshëm, por në thelb ishim të gjithë njësoj. Nuk kishte siguri të veçantë, nuk kishte trajtim të privilegjuar. Vuajtjet i përjetuam së bashku, herë në shtëpi e herë në bjeshkë.

Baca Jakup nuk kërkoi që familja e tij të largohej nga Kosova, të strehohej në Shqipëri apo diku tjetër, për të pasur një siguri që familjet e tjera shqiptare nuk e kishin. Ai nuk kërkoi që fati i fëmijëve të tij të ishte ndryshe nga fati i fëmijëve të Kosovës. Ata qëndruan me ne dhe ndanë të njëjtën pasiguri, të njëjtat vuajtje dhe të njëjtin fat.

Një kujtim tjetër, që sot më vjen ndër mend me një ndjenjë të veçantë përgjegjësie, lidhet me ofensivën e prillit.

Pasi forcat ushtarake serbe hynë në fshat, mua m’u besua personalisht ruajtja e një fletoreje me dokumente personale të luftës, dokumente të sistemuara dhe të ndara nga vetë Jakup Krasniqi.

E përjetova si nder të veçantë besimin që më ishte dhënë. Thirra kushëririn tim, Elhami Sylejman Qeriqin, dhe së bashku u morëm me ruajtjen e tyre.

I izoluam mirë dokumentet, i vendosëm në një bure plastike dhe vendosëm t’i fshihnim në bodrumin e së njëjtës shtëpi ku kishte qëndruar deri atëherë zëdhënësi i UÇK-së, para se të nisej për në Rambuje.

Në bodrumin e shtëpisë së bacës Idriz larguam dërrasat e vjetra të dyshemesë, hapëm një gropë dhe vendosëm aty buren me dokumentet. E mbuluam me kujdes, i kthyem dërrasat me po ato gozhda të vjetra, që të mos linim asnjë shenjë dyshimi. Mbi atë vend vendosëm disa ormanë dhe sistemuam edhe një pako me makarona.

Më pas, ushtria serbe hyri në fshat dhe në shtëpinë tonë. E demoluan atë, përmbysën e shkatërruan gjithçka. Fatmirësisht, nuk arritën ta digjnin. I kishin bërë rrëmujë të gjitha pakot me makarona, por dokumentet nuk i gjetën.

Në ditët e para të lirisë, i nxora nga vendi ku i kishim fshehur dhe ia përcolla bashkëshortes së nderuar të bacës Jakup.

Sot, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e tij, shumëçka nga ajo që kam përjetuar dhe njohur personalisht merr një peshë edhe më të madhe në ndërgjegjen time.

Për mua, dënimi i tij është thellësisht i padrejtë. Sot, pas vendimit për dënim të Gjykatës Speciale, e kuptoj se për çfarë drejtësie bëhej fjalë në Hagë, mjaftonte vetëm dënimi im për ta kuptuar që ajo gjykatë natyrisht është puro politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë. Nëse kishte një personalitet aq të pastër në UÇK – ai ishte vetë zëdhënësi i saj. Zemra më dhemb, ndaj atij vendimi aq të padrejtë që mori Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe protestat tona, që zgjatën mbi tri javë, i përjetova si një përpjekje për ta kthyer sadopak një pjesë të këtij borxhi moral. Kërkonim të miratohej një ligj në mbrojtje të vlerave të luftës, por një natë para marrëveshjes për presidenten dhe rrjedhimisht nënshkrimit të ligjit nuk u kursyem as nga bombolat me gaz lotsjellës e as nga topat e ujit. Hëngrëm gaz e u lagëm me ujë nga një pushtet që ekziston edhe falë sakrificës së atyre që sot ndodhen në Hagë.

E sot, kur e pamë kthimin për tri apo katër ditë të bacës Jakup në Kosovë, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, ishte e pamundur të mos na dhembte zemra. Ishte e rëndë të shihje se si njeriu që ishte pjesë e themelimit të shtetit të Kosovës trajtohej me atë ftohtësi e përbuzje, ndërsa në oborrin e tij dhe pranë familjarëve qëndronin armë me tyta të gjata.

Baca Jakup, ndoshta koha dhe politika do të përpiqen t’i rishkruajnë kujtimet, të ndryshojnë vlerësimet dhe të vënë në pikëpyetje njerëzit e historisë sonë. Por ka kujtime që nuk i ndryshon dot asnjë vendim, asnjë pushtet dhe asnjë padrejtësi dhe ajo është liria e Kosovës, për të cilën u sakrifikove në burgjet jugosllave e sot, mjerisht, edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, megjithatë ti je një shkëmb që përballon çdo stuhi!

Ishte vjeshta e vitit 1998. Ofensiva e rëndë e verës kishte pushuar dhe popullata po kthehej nga Gryka e Shpëtimit në Krojmir, aty ku kishim gjetur strehë e shpëtim përballë egërsisë së luftës.

Një ditë, para dyerve të shtabit u ndal një xhip. Prej tij zbriti një burrë, i veshur me pedantërinë dhe përkujdesjen e veçantë që e karakterizonte në uniformën ushtarake. Ishte një fytyrë që e kisha parë më parë në lajme, por që deri atë ditë nuk e kisha takuar nga afër, vetë zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, baca Jakup Krasniqi.

Babai im kishte lidhje familjare me të, por i bashkonte edhe një periudhë e gjatë vuajtjesh në burgjet jugosllave, ku të dy kishin mbajtur dënimet e tyre. Baca Jakup u vendos në shtëpinë e kushëririt tonë, Idriz Qeriqi, ku banonim edhe ne pas kthimit nga Gryka.

Përveç një tipari që më bëri përshtypje që në takimet e para, ishte njeri që nuk fliste shumë, por fjala e tij, kur dilte, kishte peshë, ishte e matur dhe e argumentuar, më bënte përshtypje edhe mënyra se si e përdorte kompjuterin. Në atë kohë, ne, si nxënës të një gjenerate të re, mezi kishim rastin të shihnim një kompjuter në shkollat tona, ndërsa ai punonte me të me një rrjedhshmëri që më linte mbresa.

Flinim nën të njëjtën çati. Në atë shtëpi gravitonin strukturat më të larta të UÇK-së, nga Hashim Thaçi e tutje, pikërisht për shkak të pranisë së zëdhënësit të saj. Pata fatin t’i njihja shumë prej tyre. Isha ende një djalosh i ri dhe, me aq sa mundesha, u shërbeja me ushqim dhe me gjërat që u nevojiteshin. Ishin ditë kur historia nuk lexohej në libra, por shkruhej para syve tanë, nëpër dhomat e asaj shtëpie, në bisedat e heshtura, në lëvizjet e njerëzve dhe në pasigurinë e çdo dite.

Një ditë, baca Jakup më thirri në sallonin ku ishim mbledhur. U afrova dhe ai ma vendosi në bluzë një emblemë metalike të UÇK-së. Ishte një çast që nuk e kam harruar kurrë. Atë emblemë e mbajta me krenari, ashtu siç e ruaj edhe sot, si kujtimin më të bukur të asaj kohe, të ardhur nga vetë duart e zëdhënësit të UÇK-së. Ishte një kujtim i shenjtë për mua, një dhuratë nga duart e një njeriu që e konsideroja ndër personalitetet më të veçanta të UÇK-së. Një njeri me një butësi të rrallë shpirtërore, zemra e të cilit, siç e kam njohur unë, nuk do të pranonte t’i bënte keq as një insekti.

Me afrimin e dimrit, në shtëpinë e gjyshit tim, të cilën ai e kishte ndërtuar me duart e veta, u vendos edhe bashkëshortja e bacës Jakup, së bashku me tri vajzat dhe djalin, Altinin. Ishte po ajo shtëpi ku kishin lindur edhe dy motrat e mia të para dhe ku kishin nisur të organizoheshin që herët e të qëndronin celulat e para të UÇK-së, duke u shndërruar në një nga bazat më të rëndësishme të shtabit të UÇK-së, shtëpia e Mehdi Emin Qeriqit dhe Ajshe Kadri Beba, që të dy në shërbim të luftës që në fillet e para të saj.

Aty ndanim gjithçka që kishim. Nuk kishte privilegje për familjen e Jakup Krasniqit. Ndoshta lidhja jonë familjare dhe siguria që ofronte shtëpia e bënin qëndrimin e tyre disi më të mundshëm, por, në thelb, ishim të gjithë njësoj. Nuk kishte siguri të veçantë, nuk kishte trajtim të privilegjuar. Vuajtjet i përjetuam së bashku, herë në shtëpi e herë në bjeshkë. Në ato rrethana, buka ndahej pa dallim, ndërsa frika dhe pasiguria ishin pjesë e përbashkët e jetës sonë.

Baca Jakup nuk kërkoi që familja e tij të largohej nga Kosova, të strehohej në Shqipëri apo diku tjetër, për të pasur një siguri që familjet e tjera shqiptare nuk e kishin. Ai nuk kërkoi që fati i fëmijëve të tij të ishte ndryshe nga fati i fëmijëve të Kosovës. Ata qëndruan me ne dhe ndanë të njëjtën pasiguri, të njëjtat vuajtje dhe të njëjtin fat.

Një kujtim tjetër, që sot më vjen ndër mend me një ndjenjë të veçantë përgjegjësie, lidhet me ofensivën e prillit.

Pasi forcat ushtarake serbe morën ofensivën, mua m’u besua personalisht ruajtja e një fletoreje me dokumente personale të luftës, dokumente të sistemuara dhe të ndara nga vetë Jakup Krasniqi.

E përjetova si nder të veçantë besimin që më ishte dhënë. Thirra kushëririn tim, Elhami Sylejman Qeriqin, dhe së bashku u morëm me ruajtjen e tyre. I izoluam mirë dokumentet, i vendosëm në një bure plastike dhe vendosëm t’i fshihnim në bodrumin e së njëjtës shtëpi ku kishte qëndruar deri atëherë zëdhënësi i UÇK-së, para se të nisej për në Rambuje. Në bodrumin e shtëpisë së bacës Idriz larguam dërrasat e vjetra të dyshemesë, hapëm një gropë dhe vendosëm aty buren me dokumentet. E mbuluam me kujdes, i kthyem dërrasat me po ato gozhda të vjetra, që të mos linim asnjë shenjë dyshimi. Mbi atë vend vendosëm disa ormanë dhe sistemuam edhe një pako me makarona. Gjithçka duhej të dukej e zakonshme, sikur aty të mos kishte ndodhur asgjë. Ishte një sekret i vogël, i groposur nën dërrasat e një shtëpie të madhe në kujtesën tonë.

Më pas, ushtria serbe hyri në fshat dhe në shtëpinë tonë. E demoluan atë, përmbysën e shkatërruan gjithçka. Fatmirësisht, nuk arritën ta digjnin. I kishin bërë rrëmujë të gjitha pakot me makarona, kishin trazuar gjithçka që u kishte rënë në dorë, por dokumentet nuk i gjetën. Ato vazhduan të qëndronin të fshehura, nën dërrasat e vjetra, në heshtjen e bodrumit, duke i shpëtuar syrit të atyre që kishin hyrë për të shkatërruar gjithçka.

Në ditët e para të lirisë, i nxora nga vendi ku i kishim fshehur dhe ia përcolla bashkëshortes së nderuar të bacës Jakup. Kështu, amaneti i besuar në ditët e luftës u kthye në duart e familjes së tij, i paprekur nga shkatërrimi dhe nga koha.

Sot, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e tij, e kuptoj se për çfarë drejtësie bëhej fjalë në Hagë. Mjaftonte vetëm dënimi i tij për ta kuptuar se ajo gjykatë, në bindjen time, është puro politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë. Nëse kishte një personalitet aq të pastër në UÇK, ai ishte vetë zëdhënësi i saj Jakup Krasniqi. Zemra më dhemb përballë atij vendimi aq të padrejtë që mori Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe protestat tona, që zgjatën mbi tri javë, i përjetova si një përpjekje për ta kthyer sadopak një pjesë të këtij borxhi moral. Kërkonim të miratohej një ligj në mbrojtje të vlerave të luftës, por një natë para marrëveshjes për presidenten dhe rrjedhimisht, nënshkrimit të ligjit, nuk u kursyem as nga bombolat me gaz lotsjellës e as nga topat e ujit. Hëngrëm gaz e u lagëm me ujë nga një pushtet që ekziston edhe falë sakrificës së atyre që sot ndodhen në Hagë. Është një paradoks i dhimbshëm i kohës sonë, të përballesh me dhunën e pushtetit duke kërkuar mbrojtjen e vlerave për të cilat u krijua vetë shteti. Dhe kjo ndodhte në emër të një drejtësie që ne besonim se duhej të ishte edhe mbrojtëse e kujtesës sonë historike.

E sot, kur e pamë kthimin për tri apo katër ditë të bacës Jakup në Kosovë, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, ishte e pamundur të mos na dhembte zemra. Ishte e rëndë të shihje se si njeriu që ishte pjesë e themelimit të shtetit të Kosovës trajtohej me atë ftohtësi e përbuzje, ndërsa në oborrin e tij dhe pranë familjarëve qëndronin armë me tyta të gjata. Një pamje që të rëndon shpirtin, sepse aty nuk sheh vetëm një njeri të kthyer për pak ditë në atdhe, por një pjesë të historisë së këtij vendi, të rrethuar nga një realitet që vështirë të pajtohet me kujtimet e sakrificës së tij.

Baca Jakup, ndoshta koha dhe politika do të përpiqen t’i rishkruajnë kujtimet, të ndryshojnë vlerësimet dhe të vënë në pikëpyetje njerëzit e historisë sonë. Por ka kujtime që nuk i ndryshon dot asnjë vendim, asnjë pushtet dhe asnjë padrejtësi. Ato mbeten të ngulitura në ndërgjegjen e atyre që i kanë jetuar. E tillë është edhe liria e Kosovës, për të cilën u sakrifikove në burgjet jugosllave e sot, mjerisht, edhe në Gjykatën Speciale në Hagë. Një njeri që koha mund ta sprovojë, por nuk mund t’ia ndryshojë kujtimet atyre që e kanë njohur. Baca Jakup, ti je një shkëmb që u qëndron stuhive, një shkëmb që nuk e lëkundin as furtunat e kohës, sot!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Korrupsioni në Kosovë dhe shteti ligjor

Korrupsioni është ryshfeti i paligjshëm i zyrtarëve me para, mallra ose shërbime me qëllim fitimin …