Bashkim Ramosaj: Deçani u bë nikoqir i një aktiviteti të veçantë kulturor, ku traditat, arti dhe kultura japoneze u prezantuan përmes një programi të pasur dhe interaktiv

Deçani u bë nikoqir i një aktiviteti të veçantë kulturor, ku traditat, arti dhe kultura japoneze u prezantuan përmes një programi të pasur dhe interaktiv.
Përmes kaligrafisë japoneze, punimeve artistike, ekspozitës, demonstrimit të arteve marciale dhe aktiviteteve të tjera, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me një kulturë të veçantë, ndërsa programi u pasurua edhe me këngë e valle tradicionale shqiptare.
Ishte kënaqësi të shihnim interesimin dhe përfshirjen e të rinjve tanë, të cilët përmes këtij aktiviteti patën mundësinë të mësojnë, të përjetojnë dhe të shkëmbejnë përvoja të reja kulturore.
Falënderoj JICA Alumni Asociacionin e Kosovës (JAAK), Ambasadën e Japonisë në Kosovë, të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për këtë organizim të bukur.
Miqësia dhe bashkëpunimi mes popujve ndërtohen përmes kulturës. Deçani është gjithmonë i hapur për ura të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në një takim zyrtar Robert …