Mbështetja institucionale për procesin e apelimit

Pas aktgjykimit të shkallës së parë, më 16 shtator, ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, autoritetet e Kosovës kanë formuar një grup punues për hartimin e një strategjie lidhur me procedurat e apelimit para Dhomave të Specializuara.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se grupi punues e konsideron aktgjykimin e shkallës së parë të padrejtë, si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë moral, ndërsa Qeveria, sipas tij, po punon për të siguruar korrigjimin e vendimit në shkallën e Apelit.

Grupi kryesohet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe përbëhet edhe nga përfaqësues të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur mbështetjen e saj për këtë mekanizëm, i cili synon bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare dhe rolit të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Specialja ia pështyu në fytyrë shtetin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale …