Qeveria miratoi projektligjin për liritë fetare në Kosovë

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e saj të radhës gjatë së cilës u miratuan disa projektligje me ç’rast u miratua edhe projektligji për liritë fetare në Kosovë. Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi vlerësoi se qëllim i këtij projektligji është që të rregullohet statusi i  Bashkësive fetare, të cilave do tu pranohet statusi juridik. Kosova do të respektojë bashkësitë fetare duke i njohur përfaqësuesit e tyre. Por gjithmonë duke e ruajtur shtetin laik. Ky projektligj nuk ka implikime buxhetore. Me këtë projektligj do të rregullohet në mënyrë të drejtë dhe të denjë  çështja fetare në Republikën e Kosovës, tha në mes tjerash zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …