16 kadetë të rinj të FSK-së dhanë betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

16 kadetë të rinj të FSK-së dhanë betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

16 kadetë të rinj të FSK-së kanë dhënë sot betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në mesin e tyre edhe Luan Shkëlzen Haradinaj. Me rastin e kësaj ceremonie ministri i FSK-së Haki Demolli, transmeton kp, tha se FSK është e përkushtuar dhe objektivi i saj është ndërtimi i një force moderne e profesionale të sigurisë, të trajtuar mirë dhe të pajisur me infrastrukturë sipas standardeve të Aleancës Veri-atlantike . Demolli tha se sot janë rreshtuar kadetët më të mirë, ata që me sukses të dalluar i kanë kaluar të gjitha testet, e që kanë plotësuar më së miri të gjitha kriteret për këtë lloj të studimeve. Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tha se kjo qendër ka bërë një traditë me të cilën po krenohen të gjithë.  Në mesin e 16 kadetëve që dhanë betimin sot është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj. Për të parë nga afër betimin e nipit të tij, në ceremoni ka marrë pjesë edhe lideri i AAK-së,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …