Kryetari Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Tiranë, do të dekorojë 13 personalitete shqiptare

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës  në Tiranë, ka paraparë  të dekorojë 13 personalitete shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës, për sikur thuhet rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai sot rreth  orës 14:00 do ta vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli. Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me këtë rast kreu i shtetit të Kosovës, do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës. Veç Dritëro Agollit, kryetari  i Kosovës do të dekorojë edhe 12 personalitete të tjera, disa pas vdekjes. Me Urdhrin e Pavarësisë do të dekorohen: Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Shaban Sinani, Ekrem Bardha, Vladimir Prela, pas vdekjes, Sabri Godo, pas vdekjes. Ndërsa me Urdhrin Presidencial për Merita do të dekorohen: Naim Zoto Agim Doçi, Gjokë Beci, pas vdekjes. Eduard Mazi, Fatime Sokoli, pas vdekjes, si dhe Edmond Zhulali.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …