Srebrenica

Për herë të parë pas Luftës, Srebrenicën mund ta udhëheq një serb i cili mohon gjenocidin

Për të parën herë që prej luftës së përgjakshme në periudhën 1992-95, në Bosnjë Hercegovinë, kryetar i qytetit të martirizuar mizorisht  do të shpallet personi që refuzoi të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur një akt i gjenocidit. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 2 tetorit, 34 vjeçari Mlladen Grujiçiq, serb i Bosnjës, është në proces që të bëhet kryetar i ardhshëm i qytetit. Rrjedhimisht, shumë banorë lokalë dyshojnë se ai do të bëjë ndonjë gjë për t’i shëruar plagët ende të freskëta të Srebrenicës. Srebrenica, që gjendet në komponentën e dominuar nga serbët në shtetin dypjesësh multietnik të Bosnjës, është reflektim i këtij vendi si i tërë, pothuajse është e ndarë ndërmjet komunitetit mysliman boshnjak dhe atij të serbëve të Bosnjës, që jetojnë në afërsi me ankth. Në tërë botën, Srebrenica është shndërruar një si legjendë e viktimave të gjenocidit, më e madhja dhe më e tmerrshmja pas Luftës së Dytë Botërore. Gjenocidin në Srebrenicë e lejuan trupat e forcave evropiane në krye me eprorët hollandezë, në verë të vitit 1995.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …