Ministri Yagcilar po qëndron në vendet Skandinave

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, me bashkëpunëtorë, dhe i shoqëruar nga përfaqësuesja e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, po qëndron në shtetet skandinave ku janë duke realizuar një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve të qeverive të Suedisë dhe asaj të Norvegjisë.

Në takimet e deritashme janë vënë  në spikamë përkrahjet e deritanishme të këtyre shteteve për MAP-in dhe Kosovën, me ç’rast u diskutuan edhe hapat e më tejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve, në epiqendër te të cilave ishte mbështetja për zbatimin e Strategjisë për Modernizim të Administratës Publike dhe një varg çështjesh që kanë të bëjnë me reformën. Kjo vizitë e këtij delegacioni, në këto shtete skandinave, po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të MAP-it me UNDP-në.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …