Haxhi Shala:

Deputeti, Haxhi Shala, pyet Hashim Thaçin se ka luftuar apo jo në radhët e UÇK-së?

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit Hashim Thaçi, i cili thotë se ka  luftuar që shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi për Kosovën. Shala ka kërkuar nga Thaçi që të marrë një pozicion serioz  dhe të tregojë a ka luftuar apo jo?. “Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa kohë ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar. Po ky Hashim, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit EuroNews, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar”, ka nënvizuar  Shala, duke kërkuar nga Thaçi të marrë një qëndrim decidiv sa i përket luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …