Thaçi arsyeton bashkimin e dy gjermanive, nuk flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Thaçi arsyeton bashkimin e dy gjermanive, nuk flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kryetari, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të 26-vjetorit të  shënimit të bashkimit të Gjermanisë, e cila u organizua nga Ambasada gjermane në Kosovë. Para shumë përfaqësuesve diplomatikë dhe të institucioneve të Kosovës, Thaçi tha se kjo festë nuk është vetëm e popullit gjerman, por edhe e Evropës dhe të gjithë popujve që e duan lirinë. Bashkimi i dy Gjermanive ishte festë për popujt e Evropës Lindore, sepse ishte sinjali më bindës se koha e sistemit një-partiak, koha e ndalimit të mendimit ndryshe, kishte marrë fund. Ishte sinjal se epoka e lirisë, demokracisë dhe barazisë po fillonte edhe për Evropën Lindore”, ka thënë Thaçi, por nuk ka folur fare për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …