Azem Syla

Është refuzuar kërkesa për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi

Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur se gjyqtarja e EULEX-it, Xhenifer Seal ka refuzuar  kërkesën për lirimin e Azem Sylës nga paraburgimi. Kërkesën  e kishte ushtruar  avokati,  Tomë Gashi me arsyetim se dëshmitari i mbrojtur 2 ka mohuar ndikimin e tij nga Syla. Gashi tha se ende nuk e ka marrë një vendimin, ndërsa  e kanë ftuar në gjykatë për ta marrë atë. Azem Sylës iu caktua paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 23 shtator, gjashtë ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi atij masën e paraqitjes në stacionin e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkarkimi i Uglarit ndez tensionet: Balje akuzon Kurtin për hakmarrje politike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës konfirmoi shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, anëtar …