Policia e Kosovës ka arrestuar veprimtarin dhe luftëtarin e lirisë, Naser Shatri

Policia e Kosovës ka arrestuar veprimtarin dhe luftëtarin e lirisë, Naser Shatri

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin. Aktivisti Shatri, njëkohësisht ish – ushtar i UÇK-së, është arrestuar në  lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren. Policia në vazhdimësi është duke e përdorur si mjet për ta luftuar opozitën. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu sikur u dëshmua  se misioni i EULEX-it është i padrejtë dhe i korruptuar, Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë, thuhet në një njoftim për medie të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …