53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus në Qendren Studentore, sot do të lirohen nga karantina

Qendra e Studentëve i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik

Qendra e Studentëve i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, duke e përmbyllur edhe konkursin për regjistrim të studentëve në të gjitha konviktet dhe në mesën e kësaj qendre. Megjithëse me kapacitet jo të mjaftueshëm për të gjitha kërkesat për banim në këtë qendër, Qendra e Studentëve (QS) i ka pranuar rreth 3 mijë e 600 studentë për banim dhe 1 mijë e 500 studentë më shumë në mensë nga mbi 7 mijë sa kanë aplikuar.Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka thënë se përparësi sivjet sa i përket konkursit dhe regjistrimit të studentëve ka qenë aplikimi online, i cili e ka lehtësuar punën.  Megjithatë, sa i përket datave të shpalljes së konkursit dhe përputhjes së tyre me datat e regjistrimit në UP, pasi që regjistrimi në QS ka përfunduara para se të përfundojë afati plotësues i regjistrimit në UP, Sfishta ka thënë se QS i ka afatet e veta kohore, ndërsa, i ka bërë apel UP-së dhe MASHT-it që provimet pranuese t’i organizojë më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …