leoni

Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq thotë se vendimet për “konfiskimin e Trepçës” janë të pavlefshme për Qeverinë në Beograd

Zyrtari në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës “për konfiskimin e ‘Trepçës’ janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Serbisë. Në konferencë për shtyp të mbajtur sot, Gjuriq njoftoi se qeveria serbe të hënën do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me  sikur thotë ai, konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkeljen e  rezolutës 12 44, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon. Atë që nuk duan ta flasin në Bruksel për Trepçën, do të duhet të diskutojnë në OKB. Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë. Ai shtoi se ky vendim për Trepçën nga autoritetet e Kosovës është një përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve. Vendimi është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm, pastaj ka edhe pasoja kur është fjala për marrëdhëniet ligjit të punës, marrëdhëniet debitor-kreditor dhe detyrimet të tjera”, tha Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po kthehet në simbol të korrupsionit, dëm epokal për vendin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka akuzuar qeverinë Kurti për veprime jo kushtetuese dhe keq …