Vetëvendosje: Ligji për Trepçën, ligj për privatizim dhe dialog

Vetëvendosje: Ligji për Trepçën, ligj për privatizim dhe dialog

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se mbrëmë ka ndodhur një kontrabandim i ligjit për asetin kryesor nacional të Kosovës, pasi ligji për Trepçën është ligj për privatizim dhe dialog. Ata thonë se e kanë kuptuar se ligji nuk e trajton Trepçën si aset nacional dhe bazë për zhvillim por si plaçkën e radhës të Qeverisë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu tha se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë, ka qenë mënyra më e ligë e kontrabandës së Ligjit për kombinatin “Trepça”.

Sejdiu deklaroi se motivet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ato të Listës Serbe për votim kundër të këtij Ligji, kanë dallime të mëdha. Po ashtu deklaroi se Lista Serbe ka ndihmuar kryeministrin Isa Mustafa, dhe kryetarin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, që të privatizojnë Trepçën.

Megjithë këtë, Sejdiu është shprehur i bindur se Ligji për Trepçën nuk është ligj për sovranizim e zhvillim, por ligj për privatizim e dialog në Bruksel.

Dy ditë pasi kishin marrë Ligjin për Trepçën, Sejdiu tha se janë siguruar që në Kuvend të sjellin amendamentet, të cilat dje u dërguan në komisione, por ato nuk u votuan.

Ai tha se me amendamente të tilla, Vetëvendosje donte të sigurohej se Ligji për Trepçën të jetë në përputhje me ligjin për ndërmarrje publike dhe ky ligj të ketë një element mbrojtës për llogaridhënie.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …