Kryekuvendari Veseli, po merr pjesë në Konferencën: “Roli i parlamenteve në fuqizimin e integritetit publik”

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga Lista Serbe, nuk rrezikon koalicionin qeverisës në vend

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë, në të cilën nuk erdhën përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë deklaruar se Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga Lista Serbe, nuk rrezikon koalicionin qeverisës në vend.  Por, bojkoti nuk është zgjidhje dhe as veprim i mirë.  Beqiri tha se nuk ka rrezik për koalicionin nëse Lista Serbe e bojkoton atë pasi që sipas tij  për të funksionuar Parlamenti dhe Qeveria, koalicioni  ka numër të mjaftueshëm të votave. Ndryshe pas miratimit të Ligjit për Trepçën, deputetët dhe ministrat serbë në Parlament dhe Qeveri kanë deklaruar se pezullojnë pjesëmarrjen. Sot zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ka deklaruar për mediet serbe se nëse vazhdohet kështu atëherë do ta braktisin edhe koalicionin qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …