NISMA

Nisma: Kërkesa e Hashim Thaçit për zbardhjen e të gjitha krimeve në Kosovë është vetëm një parullë false

NISMA për Kosovën, konsideron se  kërkesa e Hashim Thaçit për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës, është vetëm një parullë false përmes së cilës ai nuk ka për qëllim vënien e drejtësisë në vend, përkundrazi ky veprim i tij përbën një tentim për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga aferat e shumta ku ai del të jetë i përfshirë, sidomos nga kjo e djeshmja me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi. Nisma për Kosovën kërkoi nga Prokuroria dhe Gjyqësia që ta hetojë me prioritet deklarimin e Hashim Rexhepit, i cila ka sjellë akuza të rënda ndaj një grupi kriminal në krye të cilit ai thotë të ketë qenë Hashim Thaçi, qëllimi i të cilit ishte përdorimi i milionave te Trustit të Kursimeve për interesa kriminale. Ky rast duhet të hetohet në mënyrë që të ndriçohet deri në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Të dyshuar për krime lufte, përfshirë Millun Milenkoviç, merren në pyetje nga Prokuroria Speciale

Disa persona të dyshuar për krime lufte janë sjellë sot në ambientet e Prokurorisë Speciale …