Në Stamboll të Turqisë po i zhvillon punimet Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë

Në Stamboll të Turqisë po i zhvillon punimet Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë

Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë: “Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar”, po  organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka deklaruar me këtë rast se ndihma e Turqisë në aspektin e përgatitjes së nxënësve  tanë është shumë e rëndësishme, pasi pas rënies së Shtetit Osman në Ballkan u mbyllën të gjitha institucionet fetare. Pas luftës kanë filluar të rihapen këto shkolla. Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme”, tha Tërnava. Kryetari i Këshillit të Lartë të Myslimanëve në Bullgari, Vedat Sabri Ahmed, tha se në vendin e tij jetojnë rreth 1.5 milionë myslimanë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …