Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Veseli: Çështja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të përfundojë sa më shpejt

Duke folur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky është një proces i vonuar. Ai ka shtuar më tutje se çështja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të përfundojë sa më shpejt. Kjo çështje duhet të kryhet. Këtë janë duke e kërkuar edhe ndërkombëtarët. Nuk kemi kohë me të humbim me këtë proces. Demarkacioni duhet të përfundojë edhe Kosova duhet të ecën në rrugën e integrimeve Evropiane. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli se Demarkacioni është përdorur më shumë për patriotizëm dhe mundje, mes pozitës dhe opozitës se kush po e mund njëra-tjetrën. Ndërsa duke folur për paralajmërimet për ndryshimet në Qeveri ai ka theksuar se partia që drejton është në proces të ndërrimit të gjysmës së ministrave të saj në Qeverinë e Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka lënë të nënkuptohet se një gjë të tillë e pret edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …