Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete sovrane dhe është mirë që të bashkëpunojnë sa më shumë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete sovrane dhe është mirë që të bashkëpunojnë sa më shumë në mes tyre. Ne kemi të njëjta ambicie, opinione dhe bindje për zhvillimet. Ndërsa duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra në Serbi, kryetari, Hashim Thaçi ka që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në Beograd kanë qenë parimore dhe të drejta. Kosova është duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen drejtpërdrejtë me mbështetje ndërkombëtare. Por edhe mesazhet e kryeministrit Rama mund të kenë rol ndihmues në këtë proces. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por nga Prishtina, ka theksuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …