Dega e PDK-së në Pejë, vazhdon shtrirjen me nëndegë të reja

Dega e PDK-së në Pejë, vazhdon shtrirjen me nëndegë të reja

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë, ka vijuar me aktivitetet për shtrirjen e saj duke themeluar nëndegë të reja, në zonat urbane ku deri më tash, nuk ishte e pranishme me organizimin nëpërmjet nëndegëve. Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, mori pjesë në themelimin e nëndegës së re, të 65-tën me radhë, ndërsa është e katërta, në lagjen Dardania. Kryetar i kësaj nëndege, u zgjodh Shenoll Drançolli, magjistër i shkencave ekonomike. Dega e PDK-së në Pejë, ka paralajmëruar se ditëve në vijim, do t’i bashkohen kësaj partie edhe mbi njëqind të rinj, me përgatitje të ndryshme profesionale, të cilët të ardhmen dhe vizionin e vet politik e shohin brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …