Gjukanoviq feston fitoren në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Gjukanoviq feston fitoren në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Fitorja e kryeministrit Millo Gjukanoviq në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi është shënuar me festime të shumta në këtë vend. Këto zgjedhje, që u mbajtën të dielën, shiheshin si një zgjedhje ndërmjet lidhjeve më të ngushta me Rusinë, apo me Perëndimin. Gjatë një feste për të shënuar këtë fitore, Gjukanoviq u tha anëtarëve të partisë se Mali i Zi ka zgjedhur ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Rezultatet jo zyrtare tregojnë se partia pro-perëndimore, Demokratike Socialiste e Gjukanoviqit, fitoi shumicën e ulëseve, por asaj do t’i duhet të gjejë partner koalicioni, në mënyrë që ta formojë qeverinë. Rezultatet zyrtare pritet të dihen gjatë ditëve të ardhshme. Ky ishte një proces i tensionuar votimi, me 20 njerëz të arrestuar gjatë fundjavës, të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste. Drejtori i Policisë tha se burrat e arrestuar vinin nga Serbia dhe po planifikonin të pajiseshin me armë automatike, për të sulmuar institucionet shtetërore. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …