Brickos

Masakra e Dubravës

Organet e sigurisë në vend, nuk i kanë listat me emrat e serbëve që kanë kryer krime lufte në Kosovë

Organet e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk posedojnë asnjë listë të plotë  lidhur me emrat e serbëve të dyshuar, për kryerjen e krimeve në Kosovë, gjatë periudhës së luftës në vitet, 1998-99. Një listë të tillë të ushtarakëve apo personave të armatosur, për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrime të popullatës civile, pushkatime, therje dhe dhunimin e femrave, e posedon vetëm Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit,  i cili do të duhej të kishte për detyrë edhe ndjekjen e tyre. Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka konfirmuar për mediet se EULEX-i është i vetmi institucion që i disponon  emrat e të dyshuarve, të cilët kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës mbi popullatën shqiptare. Policia e Kosovës nuk ka asnjë listë të vetme. Megjithatë, Rexha thotë se janë disa zyrtarë të Policisë  të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njësisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Mickoski me lajme të rreme qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike

Mickoski dhe VMRO ka nis me lajme të rreme të shpif, dezinfomojë dhe të njollos …