Ministri Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ministri Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, Mark A. Taplin. Temë qendrore në takimin mes tyre ishte realizimi i suksesshëm i skemës së bursave të Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri Bajrami, gjithashtu është pritur edhe nga zonja Margot Elise, zëvendësadministratore e parë e Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Azi, me të cilën është biseduar për projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e më tejmë në fushën e arsimit në Kosovë. Ministri Bajrami gjatë qëndrimit në SHBA së bashku rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore kanë mbajtur një punëtori.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …