BKK “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA). Kjo është një arritje e jashtëzakonshme sepse përpos që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera, thuhet në mes tjerat në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …