Kryekuvendari, Kadri Veseli

Veseli: Përpjekjet për të bërë pazare me Trepçën duhet të marrin fund

Duke komentuar vizitën në Bruksel të zëvendëskryeministrit, Branimir Stojanoviq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se miratimi i Ligjit për Trepçën ka marrë fund dhe të kota janë përpjekjet për të biseduar për Trepçën në Bruksel. Çështja e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve. Çështja e Trepçës ka përfunduar me vendimin e seancës plenare të Republikës së Kosovës. Asnjë qëllim tjetër përveç atij ekonomik te vendimmarrja e Kuvendit të Kosovës. Çdo qëllim tjetër, apo çdokush që ka qëllime të tjera politike, i cili tenton ta vë në pazare çështjen  e Trepçës ka gabuar dhe është mirë t’i ndërpresë mënyrat e tilla për arsye se ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë procesin e dialogut dhe të kemi raporte të mira me Serbinë, por ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet i marrim në mënyrë sovrane, thuhet në reagimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …