Në fjalimin e tij, mbajtur në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Bajrush Xhemaili, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se gjenerata e Bajrushit dhe bashkëveprimtarëve të tij plasoi rrugën çlirimtare në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, raporton “Flaka”. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-ja kanë një datë themelimi. Nuk ka dy data themelimi. Kanë një themelues. Është Lëvizja Popullore e Kosovës ajo. Çdo gjë tjetër nuk është e vërtetë”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke kujtuar veprimtarin, Bajrush Xhemali dhe bashkëveprimtarët e kohës që vepruan brenda radhëve të LPK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
