leoni

Deklaratë-Apel: Çështja e Çamërisë është e drejtë, ka ardhur koha të zgjidhet

Katimerini: Pas çamëve në Shqipëri qëndron Erdogan

Gazeta greke “Kathimerini” ka komentuar rolin e partisë së çamëve në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, pas së cilës  fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri. Katimerini përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë. Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në axhendën e saj çështjen çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …