Apostolova zotohet se Mitrovica së shpejti do të jetë vetëm një qytet

Përfaqësuesja e BE-së për Kosovën, Natalia Apostolova, ka vizituar veriun e Mitrovicës, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punëve rreth projekteve të financuara nga BE-ja në këtë komunë. Renovimi i Shtëpisë së Shëndetit, ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve dhe ndërtimi i parkut të ri të qytetit si dhe renovimi i 14 parqeve më të vogla të qytetit janë disa nga projektet që BE-ja  ka financiar në pjesën veriore të qytetit. Zonja Apostolova shprehu shpresën e saj se në të ardhmen më nuk do të flitet për Mitrovicën Veriore dhe Jugore por vetëm për Mitrovicën si komunë unike ka thënë për gazetarët kur  është  pyetur nëse do ta vizitojë edhe pjesën jugore të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi: Albin Kurti nuk iu bashkua UÇK-së, u justifikua se nuk e përballonte jetën e malit

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, ka bërë një deklaratë të bujshme në …