Kryetari, Hashim Thaçi, pritet të takohet në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari, Hashim Thaçi, pritet të takohet në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari, Hashim Thaçi, sot pritet të takohet  në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Thaçi, në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet t’i gëzojë të gjithë. Ky bashkëpunim  yni duhet t’i gëzojë të gjithë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne (politikanët) nuk e kemi asnjë aspiratë në Kosovë, as në  Shqipëri  për ndryshimin e kufijve, përkundrazi kemi aspiratë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane. Thaçi, përkundër ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj dhe disa jugo-analistëve, që ishin deklaruar kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Beograd, ai  ka lavdëruar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Serbi duke vlerësuar se fjalët e tij kanë qenë të sakta dhe të goditura.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …