Qeveria Serbe

Në Serbi ka racizëm ekonomiko-social

Pas një analize që ia ka bërë dallimeve socio-ekonomike në Serbi, gazeta serbe “ALO” ka konstatuar se vendet më të pazhvilluara janë aty ku ka shqiptar, mysliman dhe pjesëtar të komuniteteve tjera. Në artikullin e saj “Ja ku jetohet më së keqi dhe më së miri në Serbi!”, gazeta “ALO” shkruan se shkalla e varfërisë në Serbi është më e madhe në komunat e Luginës së Preshevës, pastaj në Tutin apo edhe në Beogradin e Ri ku papunësia arrin mbi 63 për qind. Pra këto rajone janë të banuara kryesisht me shqiptarë, mysliman apo edhe rome rreth Beogradit. Papunësia e madhe dhe mos zhvillimi ekonomik ka bërë që në këto rajone të mos ketë perspektivë për jetë të mirë dhe banorët e tyre të shpërngulen nga aty dhe kështu të realizohet një spastrim etnik i heshtur.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …