leoni

Edi Rama

Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet Samiti Diaspora

Në  patronatin e Kryeministrit Edi Rama për herë të parë në Shqipëri  do të mbahet Samiti Diaspora nga datat 18-20 nëntor. Në samit do të marrin pjesë  shumë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të diasporës nga e gjithë bota. Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës. Organizatorët e Samitit tani kanë publikuar programin – me të gjitha aktivitet që do të zhvillohen, panelët dhe panelistët. Janë gjithsej tetë panele me panelistë të njohur për punën e tyre me Diasporën – qoftë shqiptare – qoftë të huaj. Të pranishëm nga Kosova do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, Ministri i Kosovës për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe organizata jo-qeveritare Germin. Dita e tretë e Samiti do të ketë karakter kulturor Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Berat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …