leoni

Pas tërmeteve të forta të 26 tetorit, toka u trondit sërish në zonën qendrorë të Italisë

Pas tërmeteve të forta të 26 tetorit, toka u trondit sërish në zonën qendrorë të Italisë

Pas dridhjeve të forta të 26 tetorit, toka u trondit sërish në zonën qendrorë të Italisë. Tërmeti me magnitudë 6.5, goditi me epiqendër,  në Umbria, po në qendër të Italisë, është regjistruar në thellësinë 10 km dhe u ndie nga Jugu në Veri të vendit, madje deri në Austri. Tani për tani nuk ka lajme për viktima, raportohet vetëm për 10 të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë. Dëmet materiale janë të mëdha, kryesisht në zonat e goditura disa herë nga tërmetet e fundit. Në Norcia është rrëzuar katedralja, ndërsa në qytezën fqinje San Benedetto, bazilika qendrore. Janë shënuar gjithashtu probleme në qarkullim për shkak të shkëmbinjve që kanë zënë rruget, ndërsa disa linja hekurudhore të zonave qendrore janë mbyllur për kontrolle. Tërmeti i së dielës ishte edhe më i forti që godet Italinë muajt e fundit, që prej 24 gushtit kur mbetën të shkatërruara vendbanimet në Amatriçe dhe Akumuli, si dhe humbën jetën më tepër se  300 vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …