Veseli: Institucionet shtetërore janë në funksion të publikut, jo instrumente të interesave grupore

Veseli: Institucionet shtetërore janë në funksion të publikut, jo instrumente të interesave grupore

Kryekuvendari Veseli, mori pjesë në konferencën “Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura: Roli i Parlamentit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. Në fjalën hyrëse të kësaj konference, kryetari Veseli foli për bazën ligjore që Kuvendi i Kosovës ka krijuar për institucionet e pavarura dhe rolin e tij mbikëqyrës në punën dhe funksionimin e tyre. Ai tha se janë shënuar hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por, sipas tij, ende mbesin shumë sfida që kërkojnë zgjidhje, të cilat kanë të bëjnë me çështje që prekin drejtpërdrejt funksionimin e tyre, siç është çështja e financimit. Ai tha se është e nevojshme që kjo çështje të adresohet me seriozitetin e kërkuar, për të pasur një model të unifikuar dhe të stabilizuar të financimit të këtyre institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …