leoni

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Listës Serbe për shqyrtim të kushtetutshmërisë së Ligjit për “Trepçën”

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në vendimin  e gjykatës,  thuhet se ligji për Trepçën është Kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës. “Si përfundim, Gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kane dëshmuar pretendimin e tyre ne baza kushtetuese dhe nuk kane paraqitur prova qe tregojnë se si dhe perse Ligji i kontestuar për Trepçën ka shkelur Kushtetutën, qoftë në procedurë, qoftë në përmbajtje. Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës, ne pajtim me nenin 42 te Ligjit dhe ne pajtim me rregullin përkatës të Rregullores së punës. Prandaj, Gjykata deklaron që Ligji për  Trepçën është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe  është kushtetues”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …