Në Klladërnicë të komunës së Skenderajt po ndërtohen rrugët e lagjev Osmani, Beka dhe Hoxha. Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka vizituar për të disatën herë fshatin Klladërnicë ku ka inspektuar punimet dhe ka takuar një pjesë të banorëve të këtushëm. Ata u shprehen të kënaqur me fillimin e punimeve në rrugët e lagjeve të tyre.
Në Klladërnicë, Komuna e Skenderajt është duke investuar edhe në rrugët e lagjet e tjera.
Kohë më parë është rinovuar edhe rruga kryesore e fshatit që lidh Klladërnicën me Turiqecin dhe Runikun.
Në Klladërnicë është duke u shtrirë edhe rrjeti i ujësjellësit në kuadër të projektit të rrjetit të ujësjellësit për 12 fshatrat e Skenderajt, financuar nga Komuna e Skenderajt dhe CDI-ja.