Me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama po viziton Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë në Weisbaden të Gjermanisë. Ai u prit me nderime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin që ushtria amerikane dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama shprehi mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës. Ndërkohë, komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdon me mbështetjen e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Policët pa pagesa shtesë: Detyrohen të kërkojnë punë të dyta për të mbijetuar
Zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesa në pagesën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
