Kadri Veseli

Kadri Veseli: Të hënën mund të emërohen ministrat dhe zëvendës-ministrat e rinj të Qeverisë së Kosovës

Kryekuvendari i Kosovës  dhe kryetar aktual i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar  se të hënën mund të  emërohen ministrat dhe zëvendës-ministrat e rinj të Qeverisë së Kosovës. Ai ka saktësuar se  PDK-ja tashmë e ka listën e ministrave të rinj, ndërkohë shton se finalizimi i procesit të riformatimit të qeverisë do të bëhet pasi edhe kryeministri, Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër. Veçanërisht PDK-ja do ta finalizojë pjesën e vet. Për aq sa do ta vazhdojmë koalicionin qeverisës do të mundohemi të jemi efikas dhe të përgjegjshëm për detyrimet tona karshi qytetarëve tanë. Ne do t’i bartim ato emra te kryeministri dhe shpresoj që të hënën do t’i kemi emrat e rinj, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …