David Schwendiman

David Schwendiman nuk pritet të takohet me kryetarin Thaçi as me kryekuvendarin Veseli

Zyra e ashtuquajtur e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar për takimet e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, David Schwendiman, në Prishtinë. Aty përmenden takimet që ka pasur me kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër  Lumezin, si dhe  ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Ai pritet që para se të nisët për në Beograd ta takojë edhe kryeministrin Mustafa, zyra e të cilit deri më tani nuk ka publikuar ndonjë njoftim rreth takimit. Duket se Schwendiman nuk do të takohet me dy krerët e shtetit, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli, edhe pse të dy këta kanë votuar Gjykatën Speciale dhe janë angazhuar në këtë drejtim më shumë se gjithë të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …