Brickos

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

AAK-ja nuk merr pjesë në takimin për reformën zgjedhore

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari, Hashim Thaçi për reformën zgjedhore. Edhe më herët e kemi bërë të qartë se nuk do të marrim pjesë në këto takime dhe nuk do ta përkrahim reformën zgjedhore në këtë kohë. Mendojmë se ftesa e kryetarit nuk është e sinqertë, sepse me veprime të tilla ai po mundohet ta kompensojë atë se asgjë nuk po ndodh në Kosovë dhe ka për qëllim të fitojë kohë duke i dhënë jetë keqqeverisjes në vend. Ne nuk do të jemi pjesëmarrës të një reforme zgjedhore vetëm sa për të thënë se u takuam, apo sa për të diskutuar. Ne mendojmë se Kosova duhet të mbajë zgjedhje, pastaj do të kemi kohë për katër vjet ta bëjmë një reformë të mirëfilltë zgjedhore, e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenca e Lihtenshtajnit ka bërë të ditur publikisht se Kosova ende nuk është në rend dite për anëtarësim

Në pritje të mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasbourg …