Hahn: BE s’pranon shtete që kanë probleme me vendet fqinje

Komisari Johannes Hahn vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë

Komisari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn  nesër vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo është vizita e parë në rajon e komisionarit pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.  Gjatë vizitës së tij, Hahan do të takohet me autoritet politike, kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin, Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme  Enver Hoxhaj.   Sipas një njoftimi nga zyra e BE-së për Kosovën, komisionari do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …