Mijëra amerikanë po protestojnë kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për kryetar të Amerikës

Mijëra amerikanë demonstruan fuqishëm në rrugët e disa qyteteve kundër Trumpit

Përkundër mesazhit të kryetarit  Obama dhe Hillary Clintoni-t që kërkuan  t’i jepet miliarderit shansi për të drejtuar vendin, me mijëra vetë demonstruan në rrugët e disa qyteteve amerikane për të treguar se nuk e pranojnë këtë rezultat. “Ai nuk është presidenti im”, thërriste turma që bllokoi hyrjen e Kullës Trump në Chicago; “Nuk  duam SHBA fashiste! Flamuj amerikane u dogjën gjatë protestave në Portland të Oregonit ku njerëzit mbyllën përkohësisht edhe një rrugë ndërshtetërore. Demonstrata pati edhe ne Philadelphia e San Francisco. Ndërkohë, presidenti Obama përgatitet të takojë pasardhësin e tij Donald Trump në zyrën ovale për bisedime që synojnë një kalim sa më të butë të pushtetit. Trump, që do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara pas fitores surprize mbi Hillary Clinton-in, është përshkruar gjatë fushatës nga Obama si i “papërshtatshëm” për të qeverisur vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …