Pas urimit tradicional, drejtuar zgjedhjes së z. Donald Trump për kryetar të Amerikës, kancelarja gjermane Merkel tërthorazi nënvizoi retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve. “Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, tha mes tjerash kancelarja gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
